Tubimet parazgjedhore nuk do të lejohen në “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se asnjë tubim parazgjedhor nuk do të lejohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ai ka thënë se një gjë e tillë do ta dëmtonte barin.

“Nuk kemi marr kërkesa të tilla direkt, por asnjë tubim nuk do të lejohet në stadiumin e qytetit”.

“Çfarëdo tubimi do të dëmtonte barin, dhe kjo është e papranueshme para lojërave të Kosovës dhe Prishtinës. Prishtina ka hapësira për tubime, nuk ka nevojë që të dëmtohet stadiumi”.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10158915188902166

Të ngjashme