Policia e Kosovës i ka rrethuar objektet kryesore të shtetit, pak para nisjes së tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas një ore pritet të fillojë tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje, i thirrur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Trupat e Policisë tashmë janë shpërndarë në të gjitha pjesët në qendër të qytetit, ndërsa janë blinduar ndërtesa e Qeverisë, që gjendet në sheshin ku mbahet protesta dhe e Kuvendit.
LVV-ja ka thirrur tubimin për nder të 15 vjetorit të themelimit të saj, e cila përkon me ditën e Çlirimit të Kosovës