Tuchel akuzohet se ka fyer trajnerin e Portos dhe është përplasur ashpër me Pepen

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Thomas Tuchel arriti të dërgonte Chelsean në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, aty kur nuk kishin qenë që nga viti 2014.

Por, trajneri gjerman shkëmbeu disa fjalë me mbrojtësin e Portos, Pepen, e që pas aty u përfshi edhe trajneri Sergio Conceiçao.

Sipas footballl.london, mbrojtësi u përballë me Tuchelin, duke bërë me gisht nga ai, derisa strategu i Portos ndërhyri aty.

Pep kishte edhe një debat me Antonio Rudigerin, ndërsa Eduard Mendy, Olivier Giroud dhe Thiago Silva tentuan t’i qetësonin gjakrat.

Pas ndeshjes, Conceiçao ka thënë se ai ka dëgjuar fyerje nga trajneri i Chelseat.

“Nuk kishte shkëmbim fjalësh [gjatë ndeshjes] sepse isha përqendruar te loja, nuk e di pse reagoi”.

“Por, unë nuk e kuptova shumë mirë. Kam dëgjuar disa fyerje, por ajo është e kaluar. Nuk është e bukur dhe acarimi im në fund kishte të bënte me të. Unë madje nuk fola me të”, ka shtuar më tej strategu i Portos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme