Thomas Tuchel ka konfirmuar se është i sigurt për nënshkrimin e një kontrate të re me Chelsea pas fitores së tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester City.
Pas triumfit në Champions League mbrëmë, Tuchel u takua për herë të parë personalisht me pronarin e klubit, Roman Abramovich, nga ku raportohet se i është ofruar vazhdimi i kontratës trajnerit gjerman.
“Unë nuk jam as 100 përqind i sigurt, por mbase kam tashmë një kontratë të re me atë fitore,” tha Tuchel. “Menaxheri im tha diçka për këtë. Unë fola me pronarin [Roman Abramovich] tani në fushë, i cili ishte momenti më i mirë për një takim të parë!
Tuchel, i cili u emërua trajner i Chelseas vetëm me një kontratë 18-mujore në janar, vazhdoi:
“Unë mund ta siguroj atë që unë do të qëndroj i uritur, se dua titullin e ardhshëm dhe ndihem absolutisht i lumtur si pjesë e një klubi vërtet ambicioz dhe një pjesë e fortë e një grupi vërtet të fortë që i përshtatet bindjeve të mia dhe i përshtatet pasionit tim për futbollin në mënyrë të përsosur. Dëshira ime është të shkoj për më shumë fitore dhe dëshira ime është të rritem si trajner. Dëshira ime është ta shtyj grupin nga dita e parë e sezonit tjetër në kufij” – u shpreh Tuchel.
Chelsea fitoi titullin e dytë në Champions League mbrëmë duke e mposhtur në finalen e Portos Manchester Cityn me rezultat minimal 0:1, falë golit të Havertz në minutën e 42-të.
Me ardhjen e Tuchel, Chelsea u ringjall duke u bërë një ekip mjaft kompetitiv dhe duke treguar paraqitje fantastike.