Thomas Tuchel bëri të ditur se ai e la në stol Neymarin për të mirën e futbollistit, në ndeshjen kundër Real Madridit, dhe se ai nuk frikësohet që mund ta ketë mërzitur yllin e Paris Saint-Germainit.
Neymari, që ishte titullar në ndeshjen e së premtes kundër Lille, hyri në lojë qysh në fillim të pjesës së dytë në barazimin 2:2 të së martës kundër Real Madridit, në kuadër të Ligës së Kampionëve\
PSG-ja ishte duke pësuar disfatë shkaku i një goli hapës të Karim Benzemës kur braziliani hyri në lojë dhe pësuan deficit edhe më të madh kur sulmuesi i Real Madridit realizoi nga një harkim i Marcelos, para se Kylian Mbappe dhe Pablo Sarabia ta shënon nga një gol për ta barazuar rezultatin.
Tuchel e pranoi në një intervistë para kësaj ndeshjeje se nganjëherë është e vështirë të jesh trajner i Neymarit, mirëpo ai insistoi se roli i reduktuar i brazilianit në Santiago Bernabeu erdhi si rezultat i lëndimit të tij të fundit.
“Jo, nuk jam i frikësuar nga pasojat. Nuk mendoj se do ta humbim Neymarin. Ne e kemi një marrëdhënie, duhet të jemi të sinqertë. Unë fola me të dhe i thashë se do të më pëlqente më shumë ta kem atë në lojë në pjesën e dytë”, ka thënë Tuchel.
“Ne e bëmë të njëjtën gjë me Kylianin në ndeshjen kundër Galatasarayt si mysafirë. Ne kemi munguar për gjashtë javë, ai e luajti vetëm një ndeshje para kësaj dhe për mua nuk ia vlente ta merrnim atë rrezik”.
“Çdo muaj ai ka munguar në pak ditë. E mora vendimin për të, për shëndetin e tij”.