Thomas Thuchel ka thënë se detyra e re si udhëheqës i Bayern Munichut për të do të jetë nder i madh.
Edhe më i veçantë do të jetë debutimi i tij me skuadrën e re, pasi do të përballet me ish-skuadrën, Borussia Dortmundin.
“Skuadra më e suksesshme gjermane është një prej skuadrave më të mëdha në gjithë botën. Synimi im është i definuar. Ka të bëj me fitimin e ndeshjeve dhe trofeve, është obligim”, ka thënë 49-vjeçari në prezantimin e tij të shtunën.
Kontaktet e para mes bavarezëve dhe Tuchelit kanë qenë të martën, ndërsa për teknikun gjerman ka qenë shumë befasuese.
Ai ka nënshkruar kontratë me Bayernin deri në vitin 2025.