Tuchel nuk e konsideron shitjen e Wernerit

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel thuhet se nuk do ta konsiderojë shitjen e sulmuesit Timo Werner këtë verë.

Werner u sulmua rëndë sezonin e kaluar pasi nuk arriti të bënte ndikimin që shumë prisnin pas një transferimi prej 47 milionë funtesh nga RB Leipzig.

Si i tillë, 25-vjeçari tashmë është lidhur me një largim nga Chelsea, me Erling Haaland dhe Harry Kane të diskutuar si zëvendësime të tij te Blutë.

Në total, sulmuesi i Gjermanisë shënoi vetëm 12 herë në të gjitha garat, duke shtuar 15 asistime, dhe duke ndihmuar Chelsean të fitojë Ligën e Kampionëve dhe të sigurojë një vend në top katër të Ligës Premier.

Por, sipas mediumit britanik The Sun, Tuchel nuk është i interesuar në shitjen e bashkëkombësit të tij.

Ky medium shton se trajneri gjerman beson se Werner mund të luajë një rol të madh në sezonin e ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme