Romelu Lukaku mori vëmendjen këto ditë pas deklaratave të bëra për Chelsean dhe trajnerin Thomas Tuchel.
Ai tregoi publikisht se nuk është i kënaqur në “Stamford Bridge” dhe nuk po i pëlqejnë strategjitë e trajnerit gjerman, shkruan Gazeta Express.
Pas kësaj, duket se Tuchel do ta dënojë qendërsulmuesin belg.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporton se ish-trajneri i PSG-së po e konsideron mundësinë e lënies jashtë të futbollistit.
Tuchel dhe Lukaku patën një diskutim në katër sy pas deklaratave të këtij të fundit.
Vendimi përfundimtar pritet të mirret së shpejti.