Thomas Tuchel ka thënë se Timo Werner është shumë i ndjeshëm tani për shkak se po has në vështirësi që të shënojë gola.
Sulmuesi gjerman dështoi përsëri që të gjente rrjetën, pasi Chelsea fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Burnleyt me golat e Cesar Azpilicuetas dhe Marcos Alonsos.
Tuchel deklaroi se golat e shënuar nga mbrojtësit duhet të jenë sinjal për Wernerin që të duhet të kalojë patjetër këtë situatë.
“Ne jemi duke punuar me të. Ne nuk mund të presim që ai të ndryshojë nga minuta në minutë, nga dita në ditë”, ka thënë strategu gjerman.
“Ai nuk është sulmuesi i vetëm që është i ndjeshëm kur nuk shënon gola”.
“Kur ai e humbë atë ndjesinë e golave…nuk ka fjalë, nuk ka përqafime, nuk ka ngrohtësinë, që do t’i ndihmonin atij të rikthehej fuqishëm”.
“Ndoshta ne na duhen një gol i çuditshëm, një reflektim apo sidoqoftë. Për të, një gol jo i zakonshëm do t’i ndihmonte të këndellej”, ka shtuar më tej Tuchel.
Chelsea është aktualisht në pozitën e shtatë me 33 pikë, derisa të enjten e javës së ardhshme luajnë kundër Tottenhamit.