Tuchel vendos një rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Thomas Tuchel është trajneri i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që arrin një finale në dy sezone rresht me dy klube të ndryshme.

Tuchel është duke shijuar një nga sezonet e tij më të mira ndonjëherë si menaxher.

Ai së fundmi ka mundur skuadrën e Real Madrid, 3-1 me rezultat të përgjithshëm, e kësisoj ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve.

Gjermani kishte arritur në finale me Paris Saint-Germain sezonin e kaluar, por kishte humbur në finale ndaj Bayern Munich.

Finalja mes Manchester City dhe Chelsea do të zhvillohet më 29 maj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme