Këngëtarja shqiptare, Tuna, ka folur për herë të parë pas shumë kohësh.
Në një intervistë për Prive, ajo ka folur rreth karrierës së saj e cila po kalon një fazë jo të lakmueshme.
Duke tentuar të sjellë një imazh prej një femre shumë të fortë, Tuna në fakt në këtë intervistë lehtë vërehet se është një femër e lënduar, veçanërisht nga lidhja e saj e fundit.
Ajo konfirmoi projektin me Vig Poppan, partnerin e saj të dikurshëm të hitit “E boj nxeht”.
Natyrisht, Tuna nuk la pa kritikuar si gjithmonë mediat, e në veçanti portalet, ku ajo shpeshherë bëhet subjekt i skandaleve të cilat vetë i shkakton për të tërhequr vëmendjen.
Nga gazetari Vlorijan Halili, i cili u rrah kohë më parë brutalisht nga menaxheri i Kidës dhe Mozzik, i njohur për intervistat e tij – Tuna nuk u la pa u pyetur edhe për raportin me Cozman.
Ajo nuk e përmendi fare Cozmanin, ndonëse thumboi atë.
“Tash kam marrë rolin e gjentelmenit, është në sensin tim kjo. Ndihem shumë mirë plotësisht e lirë”, u shpreh ajo.
Raportin e saj me Cozman ajo e përshkroi si “të qetë, e pa drama”, ndonëse shpesh u raportua në media për dramat e histeritë e këngëtares që nuk mund t’i duronte reperi, edhe pse gjithmonë u pajtuan, por në fund gjithçka përfundoi me ndarje.
Tuna mohoi të ketë diçka me Yll Limanin, ndonëse mediat hodhën shumë pikëpyetje falë gjesteve provokative.