Altuna Sejdiu e njohur me emrin artistik Tuna, është një emër shumë i pëlqyer në skenën muzikore shqiptare.
Ndër vite, ajo ka sjellë këngë shumë të suksesshme, derisa e tillë vazhdon të jetë akoma me një energji të jashtëzakonshme.
Përderisa së fundmi është përhapur një panik te njerëzit nga coronavirusi, Tuna ka zgjedhur të ironizojë me këtë situatë.
Në InstaStory, biondja ka publikuar një imazh duke krahasuar se si do ndryshojnë njerëzit pas pandemisë.
“Para dhe pas izolimit”, shkruan në fotografinë e ndarë me ndjekësit, aty ku ndiqet nga hiç më pak se 507 mijë njerëz.
Theksojmë se në Kosovë deri më tani numri i të infektuarve ka shkuar në pesë, për dallim nga Shqipëria që janë izoluar tërësësisht me mbi 30 të infektuar.
Gjatë kësaj kohe, është preferuar të qëndrojmë sa më larg turmave e po ashtu duke ndjekur këshillat e mjekëve.