Protestues të shumtë me dhunë kanë hyrë në Parlamentin e Maqedonisë.
Me këtë rast edhe janë sulmuar disa deputetë shqiptarë dhe maqedonas duke përfshirë liderin e LR-PDSH-së dhe LSDM-së. Dhuna ka nxitur reagimin edhe të këngëtares nga Shkupi, Altuna Sejdiu, e njohur si Tuna.
Ajo, përmes një statusi në Facebook, ka bërë thirrje që shqiptarët të kenë durim. Tuna ka thënë se do të lutet që gjithçka t’i rikthehet ne normalitet.