Altuna Sejdiu ka pasur një sezon plotë angazhime me projekte si dhe koncerte të ndryshme.
Këngëtarja shqiptare, e cila më mirë njihet nga publiku si Tuna, është mjaft aktive me sjelljen e fotove e videove në rrjetet sociale.
E disa të tilla i ka publikuar së fundi bukuroshja jonë në llogarinë personale të Instagramit teksa shihet tejet joshëse dhe seksi.
Në fakt, biondina është duke shijuar pushimet ekzotike nga plazhet fantastike që i ofron shteti i Bahamas.
Artistja nuk ka treguar se me kë po shoqërohet në këto ditë të nxehta në arkipelagun e Oqeanit Atlantik.
Tuna kohë më parë është bërë nënë e një djali të pagëzuar me emrin Tian, i cili po ia merr pothuajse tërë kohën.
Ndryshe, Altuna është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.