Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia, Tuna Sejdi, tash e disa ditë është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Çikago.
Ajo është atje bashkë me Patrisin dhe djalin e tyre të vetëm Tianin, gjersa nuk heziton që në rrjetet sociale të ndajë momente të veçanta pranë familjes.
Mirëpo, biondja së fundmi ka vendosur që të realizojë një fotosesion më ndryshe, në të cilin shfaqet tërësisht e zhveshur dhe siç shihet ka mbuluar disa pjesë të trupit.
E njëjta ka treguar vetëm destinacionin e realizimit të këtij seti fotografik, ndërkohë që nuk i ka vënë asnjë përshkrim këtyre imazheve tërheqëse.
Gjithashtu, të shumta kanë qenë edhe komentet e ndryshme nga miqtë dhe kolegët e saj që ka pranuar krahas fotografive.
Altuna e dëshmon edhe një herë se është një nga femrat më atraktive të estradës shqiptare, përkundër se numëron shumë vite në skenën tonë.
Nga ana tjetër, Tuna është duke e shijuar suksesin e këngës së re “Amoni”, të cilën e solli dy javë më parë dhe tanimë në YouTube ka kaluar shifrën e një milion klikimeve. /T