Tuneli i Llogarasë drejt përfundimit, janë hapur 4.5 kilometra

Prishtinë | 12 Nën 2022 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Janë hapur 4.5 kilometra nga 6 sa do të jenë të projektit të Tunelit të Llogarasë.

Ka qenë kryeministri shqiptar, Edi Rama, që ka postuar mbrëmjen e sotme disa foto nga ky projekt që synon të afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.

Rama shkruan mes të tjerash se ky projekt do të rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit.

“Tuneli i Llogarasë ku tanimë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit që do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmi”, shkruan Rama.

Të ngjashme