Rruga për Tetovë €200m e lirë por unaza e Prishtinës €350m e shtrenjtë?
Kështu po thotë pushteti: “bën rruga 200 milionë që nuk e jutilizojmë, e nuk bën 350 milionë që është thelbësore për kryeqytet”.
OK, po i besojmë për një sekondë… Ëor cila është arsyeshmëria e këtij mendimi? Nuk jepet ndonjë arsye e as fizibilitet i kostos dhe benefiteve, por vetëm pohohet me fjalë ashtu.
Asnjë arsyetim nuk lexuam, vetëm fjalë e mendime. “Politikë” të kafeve më shumë, se kjo nuk është politikë publike. Me fjalë tjera, këto janë vetëm mendime të pabazuara në asnjë studim apo analizë. Dëshira e politikë kafenesh, pa studime profesionale.
Qeveria duhet me u bë serioze. Shpenzimet publike janë me rëndësi, por ne kemi parë raste kur jepen ka 250 milionë për luks e imazh e nuk jepen ende as subvencionet e fermerëve që e ulin koston e jetës dhe inflacionin. Ngjashëm me rrugën për Tetovë.
Normalisht që është mirë me pas infrastrukturë, por duhet me mendu a është më me rëndësi zhbllokimi i kryeqytetit apo nacionalizmi i partisë në pushtet për rrugë pa arsyeshmëri socio-ekonomike. Nëse kisha zgjedhur mes rrugës për Tetovë apo Unazës së Prishtinës, gjithmonë këtë të fundit e kisha zgjedhur për arsye pragmatike dhe dobi publike.
Unaza e Prishtinës është shumë e rëndësishme dhe strategjike për qytetarët dhe Kosovën. Bizneset po mbyllen në Prishtinë shkaku i trafikut. Vetëm shikoni kolonat e gjata çdo ditë në Prishtinë nga kaosi i trafikut.
Llogaritni sa naftë në ditë shpenzohen kot. Llogaritni ju lutem sa e ndotin ajrin këto makina. E po këtë ajër toksik e thithin çdo ditë fëmijët dhe prindërit tanë, përfshi ne. Ndoshta Unaza mundet me kushtu ma lirë? Ndoshta duhet me u zgjatë zbatimi… Por ajo duhet të fillojë. Unaza e Prishtinës ka arsyeshmëri më të lartë sesa shumë projekte të tjera dhe sidomos ka benefite në shëndetin publik dhe ekonomi.
Pushteti e njerëzit e saj kur japin komente, duhet me jap arsyetime. Jo sikur rastin e Lojërave Mesdhetare që firmosën pa kuptuar se çka përfitojmë. Asuksh nuk kishte garuar me i organizuar këto gara se është krizë ekonomike gjithandej. Kostoja oportune se çfarë kishim bërë me 250 milionë nuk u konsiderua.
Kështu po merren vendimet e po bëhen politikat publike, pa arsyeshmëri socio-ekonomike. Pa konsideruar se ku është më mirë të investohet paraja publike. Aty ku kthimi e dobia socio-ekonomike është e lartë apo ku teket e mendimet e pushtetit pa studime duken më të rëndësishme në kokat e tyre.
Personalisht 200 e 300 milion i kisha investuar më përpara në start-ups, inkubatorë biznesi e sidomos pajisje procesimi për prodhim, por gjithmonë Unaza e Prishtinës kishte qenë prioritet para një rruge pa jutilizim socio-ekonomik si rruga për Tetovë psh, të cilës gjithashtu do t’i vie rendi.