Një shtetase e moshuar nga Republika Çeke ka ndërruar jetë në plazhin e Golemit.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:40.
Identiteti i gruas nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë që dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë ardhur si pasojë e atakut kardiak, shkruan Top Channel.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.