Është për keqardhje që turizmi i Albin Kurtit në dialog çdo ditë e më shumë po e degradon progresin e Kosovës. Të jesh Kryeministër i vendit do të thotë të marrësh përgjegjësi para partnerëve ndërkombëtarë por edhe të tregosh se Kosova është serioze në shtetndërtim.
Deshte apo s’deshte trajektorja e zhvillimit të shtetit është shkruar nga ata që morën përgjegjësi, të pëlqeu apo jo.
Thellimi i sanksioneve dhe futja e Kosovës në qorrsokak e bën shtetin të brishtë, të vetmuar dhe pa shpresë. Këto sanksione në fund kanë me qenë pazari i Albin Kurtit për ta pranuar asociacionin duke e shurdhuar brohoritjen e tij për “njohjen në qendër”.
Kompleksi i Albinit për t’u mbajtur në mend si patriot me zëra të dëshpëruar militantësh e me strategji plotësisht të gabuar e bën atë të mbahet në mend si autokrat e izolacionist.
Fronti për zgjidhje të qëndrueshme me Serbinë me njohje reciproke, është front i përbashkët. Albin Kurti ka zgjedhur që çmenduria politike e tij të jetë e vetmja busull orientuese. Gjatë kësaj kohe pashmangshmërisht është formuar fronti i përbashkët i popullit që e kuptoi mashtruesin dhe mashtrimet.
Politika e Kosovës ka vetëm një konstante, popullin që don dhe din të bëj ndryshimin. Është më se e nevojshme të procesohet mocioni i votëbesimit në mënyrë që të jepet hapësira për zgjedhje dhe të lirohet ngulfatja kolektive qe e shkaktoi ky Kryeministër mashtrues e i papërgjegjshëm.