Qindra protestues kanë hyrë në zonën e sigurisë së lartë në Bagdad dhe janë futur edhe në ndërtesën e Parlamentit të Irakut, raportoi BBC-ja të enjten.
Mbështetësit e klerikut Muqtada al-Sadr kundërshtojnë nominimin e kandidatit rival për kryeministër.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve. Asnjë deputet nuk ishte brenda në atë kohë.
Turma depërtoi në Zonën e Gjelbër të Bagdadit që është shtëpia e ndërtesave më të rëndësishme përfshirë ambasadat.
Fillimisht forcat e sigurisë kishin ndaluar demonstruesit, por më pas ata u futën në parlament.
Kryeministri aktual irakian, Mustafa al-Kadhimi bëri thirrje që ata të largohen nga ndërtesa teksa turma e protestuesve këndonin, kërcenin dhe shtriheshin në tavolina.