Turneu informativ për garën Dig Data vazhdon në Graçanicë dhe Gjilan

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Fondacioni i Mijëvjeçarit i Kosovës (MFK) sot në Gracanicë dhe Gjilan mbajti sesionin informativ të sfidës ‘DigData’, që këtë vit fokusohet në të dhënat e kualitetit të ajrit. Sesionet informative në këto dy komuna mblodhën OJQ, përfaqësues të sektorit privat dhe studentë minoritarë për të diskutuar procesin e aplikimit për katër grante deri në 50,000 euro.

DigData është sfidë e të dhënave të hapura e cila përqendrohet në përmirësimin e disponueshmërisë publike dhe përdorimin analitik të të dhënave gjyqësore, mjedisore dhe të fuqisë së punës nga shoqëria civile, biznesi dhe qeveria, duke promovuar kështu vendimmarrjen e nxitur nga të dhënat, ndërsa gjithashtu të nxisë partneritetet prodhuese midis akterëve e lartpërmendur.

Gentiana Mahmuti, specialiste për hapjen e të dhënave dhe qeverisje në MFK, shpjegoi se qëllimi i skemës së granteve është hapja e të dhënave të kualitetit të ajrit, qasja në këto të dhëna, si dhe përdorimi i tyre për të ndryshuar modelin e marrjes së vendimeve të bazuara në të dhëna kredibile të institucioneve të Kosovës, nga sektori privat, inovatorët, studentët, shoqëria civile dhe grupet tjera të interesit.

Megi Pishtari, menaxhere për grante në MFK, prezentoi detajet e procesit të aplikimit për grante deri në 200,000 euro përmes propozimeve që adresojnë çështjen e përdorimit të të dhënave të kualitetit të ajrit – në kombinim me të dhëna tjera të shëndetit, ekonomisë, transportit, ndërtimit, apo të dhëna tjera – për t’i fuqizuar qytetarët e Kosovës që të marrin vendime të informuara nga të dhënat dhe të ndërmarrin veprime konstruktive personale dhe qytetare. Përvec katër granteve deri në 200,000 euro, MFK gjithashtu do të sigurojnë mentorim, rrjetëzim dhe promovim të fituesëve të granteve.

Turneu informativ DIG DATA vazhdon gjatë tërë javës komunat tjera të Kosovës; Prizren, Pejë, Ferizaj dhe përfundon në Prishtinë, me 22 Gusht.

Turneu informativ organizohet në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare ARDA-RDA dhe ka per qëllim rritjen e diversitetit lokal dhe pjesëmarrjes së minoriteteve në qasje në grante.

Të ngjashme