Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

Prishtinë | 10 Sht 2026 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë është organizuar një turnir garues në lojën e shahut, në të cilin morën pjesë të burgosur të komuniteteve të ndryshme.

Sipas njoftimit, turniri u zhvillua në një atmosferë sportive dhe konkurruese, ku pjesëmarrësit patën mundësi të garojnë mes vete dhe të tregojnë aftësitë e tyre në lojën e shahut.

“Gara u karakterizua nga rivaliteti, përkushtimi dhe respekti ndërmjet pjesëmarrësve, duke krijuar një ambient të përshtatshëm për një garë të drejtë dhe korrekte.

Në përfundim të garës, për pjesëmarrësit që arritën rezultatet më të mira u ndanë mirënjohje për vendin e parë, të dytë dhe të tretë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme