Analisti politik Shenoll Muharremi ka kritikuar mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve në Marshin për Liri, të mbajtur sot në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Muharremi ka thënë se mungesa e kryeministrit dhe presidentes në detyrë në këtë marsh është “marre dhe poshtërsi”.”Është marre dhe poshtërsi kur përfaqësuesit më të lartë të Qeverisë dhe Presidencës nuk marrin pjesë në marshin më domethënës për lirinë e një vendi që u shtyp nga një prej regjimeve më brutale të Europës”.Mos me marrë pjesë Kryeministri dhe Presidentja në detyrë në Marshin për Liri, ku kërkohet që të mos dënohet lufta çlirimtare, por të dënohen xhelatët dhe krimet e tyre, është turp historik”.
Ai tha se pjesëmarrja në marsh nuk duhet parë si çështje e politikës ditore apo e përplasjeve lokale, por si një qëndrim ndaj luftës çlirimtareKëtu nuk bëhet fjalë për politikë e inate lokale e as për pushtet por për luftën mbi të cilën është ngritur liria dhe shteti që sot ata e përfaqësojnë. Këtë mungesë nuk mund ta shpëlajë asnjë komunikatë, asnjë deklaratë e asnjë fotografi e vonuar”, shtoi Muharremi,