Turpërimi nga Bayern, ja fjalët e Pochettinos

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri i Tottenham, Mauricio Pochettino pranon që Spurs ”u dorëzuan” në humbjen e tyre 7-2 ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve të martën.

Pasi ishin në avantazh në minutën e 12-të, skuadra e Pochettinos pranoi tre gola në 10 minutat e fundit, teksa pësuan shtatë gola në shtëpi e që ishte hera e parë në historinë e klubit.

Trajneri i Tottenham pranoi se ekipi i tij humbi shpirtin e tyre luftarak në fazën finale të ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Tani është momenti për t’u qetësuar dhe jo për të bërë ndonjë gabim. Pas një rezultati si ai i mbrëmshëm, duhet të jemi të qetë. Të gjithë e dimë se si ndihemi ne, shumë të zhgënjyer”, tha Pochettino pas ndeshjes.

“Nuk rregullojmë asgjë duke bërtitur apo duke folur nën ndikimin e emocioneve. Në 10 minutat e fundit të ndeshjes, ne i pranuam tri gola, ndiej sikur ekipi ishte i lodhur dhe hoqi dorë”, shtoi ai.

Të ngjashme