Policia turke sot në Stamboll ka konfiskuar kartmonedha të falsifikuara në vlerë prej 15 milionë dollarëve, bëhet e ditur nga burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia gjatë një operacioni ka arrestuar katër të dyshuar se kanë përdorur kartmonedhat e rrejshme, thotë burimi i cili kërkon që të mbetet anonim për shkak të kufizimit për prononcim për mediat. Ata më vonë u liruan.
Të dyshuarit dyshohet se mashtruan një biznesmen duke e prezantuar veten si tregtarë. Ata i ofruan që t’i shesin dollarë me norma të ulëta gjatë një takimi në një kafene në Stamboll dhe morën 5.000 dollarë nga ai si kolateral.
Policia veproi në bazë të provave të gjetura në pamjet nga kamerat e sigurisë të instaluara në kafene dhe bastisi banesën e të dyshuarve dhe automjete në distriktin Ataşehir.