Më shumë se 28,000 qytetarë të Turqisë janë në karantinë pas kthimit nga jashtë, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Gjithsej 28,700 qytetarë janë në izolim në konviktet nëpër 76 provinca, tha Ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Kasapoglu, shkruan Anadolu.
Teksa rreth 37,468 qytetarë deri më tani janë liruar nga karantina pas përfundimit të periudhës së detyrueshme 14-ditore, shtoi ai.
Me urdhër të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe në koordinim me Ministrinë e Jashtme, Turqia riatdhesoi rreth 25,000 qytetarë të saj nga 59 vende përpara muajit të Ramazanit.
Qeveria ka rikthyer mbi 60,000 shtetas nga vende të ndryshme që nga fillimi i pandemisë që ka marrë më shumë se 244,000 jetë në 187 vende.
Në Turqi, gjithsej 3,336 njerëz kanë vdekur ndërsa më shumë se 58,000 janë shëruar nga sëmundja.
Aktualisht, janë 124.375 raste të konfirmuara.