Turqia bombardon kurdët në Siri, të paktën 12 viktima

Prishtinë | 20 Nën 2022 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Avionët e ushtrisë turke raportohet të kenë bombarduar gjatë së shtunës dhe së dielës kurdët në veri të Sirisë, ku për pasojë 12 persona kanë humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se sulmi i Turqisë ka pasur në shënjestër militantët e Partisë së Punëtorëve Kurdë, të cilët Ankaraja zyrtare i cilëson si grupim terrorist.

Sulmi vjen disa ditë pas atentatit me bombë në qendër të Stambollit, ku të paktën 8 persona u vranë ndërsa 83 mbetën të plagosur. Për këtë ngjarje u arrestua një grua, e cila pranoi se ishte stërvitur nga militantët kurdë.

Një ditë më parë, në Bullgari u arrestuan dhe 5 persona të tjerë për ngjarjen në Stamboll, të cilët kishin organizuar dhe financuar sulmin e rëndë. /a2news.al

Të ngjashme