Turqia: Bota s’mund t’i djegë urat e komunikimit me Rusinë

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Turqia dhe vendet e tjera duhet ende të bisedojnë me Rusinë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë, ka thënë të dielën zëdhënësi presidencial i Turqisë, Ibrahim Kalin, duke shtuar se Kievit i duhet më shumë mbështetje për t’u mbrojtur.

“Nëse të gjithë djegin urat me Rusinë, atëherë kush do të flasë me ta në fund të ditës”, tha Kalin në forumin ndërkombëtar të Dohas, raportoi Reuters.

Sipas tij, edhe pse ukrainasit duhet të gjejnë përkrahje, edhe Rusia duhet të dëgjohet në mënyrë që të kuptohen ankesat e saj.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar Perëndimit që t’i japë vendit të tij tanke, avionë dhe raketa për të shmangur forcat ruse. Perëndimi i është përgjigjur pushtimit të Rusisë duke vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ekonomike ndaj Moskës.

Ankaraja ka deklaruar se pushtimi i Rusisë është i papranueshëm, por ka kundërshtuar sanksionet perëndimore në parim dhe nuk u është bashkuar atyre.

Të ngjashme