Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan njoftoi masa më të ashpra kundër koronavirusit, të cilat përfshijnë mbylljen e serishme gjatë fundjavës, duke deklaruar se po rritet numri i qyteteve në vend ku ekziston një rrezik i lartë i përhapjes së sëmundjes infektuese.
Erdogan tha se mbyllja gjatë fundjavës do të futet gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe se ora policore do të vazhdojë nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Turqia kishte 32.404 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, numri më i madh këtë vit, sipas të dhënave të sotme nga Ministria e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 3 milionë e 240 mijë e 577. Në 24 orët e fundit, 154 njerëz vdiqën, duke çuar bilancin total të viktimave në 32.404.
Stambolli dhe Ankaraja janë ndër qytetet ku ekziston një rrezik i lartë i përhapjes së sëmundjes, tha Erdogan, duke shtuar se 80 për qind e qytetarëve në shtetin me 84 milionë banorë jetojnë në qytete me rrezik të lartë.