Turqia ka thënë se është e gatshme të flasë me SHBA për të zgjidhur një mosmarrëveshje të vazhdueshme midis dy aleatëve të NATO-s, pasi Shtëpia e Bardhë rriti presionin ndaj Ankarasë.
Ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se janë të gatshëm për të zgjidhur problemet ekzistuese me administratën e presidentit, Donald Trump.
Ai këtë e tha të mërkurën mbrëma gjatë një takimi me një grup ambasadorësh tëhuaj Ankara, raporton Al Jazeera, njofton Klan Kosova.
“Pavarësisht çdo gjëje ne jemi të gatshëm të flasim për gjithçka për të zgjidhur problemet ekzistuese si partnerë të barabartë. Po flas hapur por vetëm me një kusht- nuk ka kërcënime, nuk ka urdhëresa”, tha ai.
Cavusoglu gjithashtu iu bëri thirrje SHBA-ve që të marrin parasysh siç tha ai ‘frustimet’ e tyre me politikat që po përdor Amerika.
Këto reagime të ministrit turk erdhën pasi Uashingtoni tha se tarifat mbi çelikun dhe aluminin turk nuk ishin të lidhura me rastin e Andreq Brunson, pastorin amerikan që u akuzua për terrorizëm nga shteti turk.