Turqia goditet nga inflacioni prej gati 15 për qind në janar

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Turqia shënoi rritje të inflacionit vjetor prej 14.97 për qind në çmimet e konsumit në janar, bëri të ditur të mërkurën autoriteti i statistikave në këtë shtet.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kjo shifër ishte 14.6 për qind, sipas Institutit Statistikor të Turqisë, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Përpos shtimit të inflacionit, indeksi i çmimeve të konsumit në janar u rrit për 1.68 për qind në bazë mujore.

Ekonomistët e anketuar nga agjencia Anadolu të premten e kaluar parashikuan që shkalla e inflacionit në janar të jetë 14.75 për qind.

Sipas programit të ri ekonomit, të paraqitur nga qeveria shtatorin e kaluar, synimi i shtetit është që shkalla e inflacionit të mbahet në 8 për qind.

Sidoqoftë, parashikimi i Bankës Qendrore për inflacionin në fund të vitit 2021 është 9.4 për qind.

Të ngjashme