Turqia i dërgon dronë luftarakë Ukrainës

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Dronët turq do ta forcojnë fuqinë ushtarake të Kievit deklaroi ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba duke lavdëruar mjetet e Ankarasë dhe aftësitë e tyre luftarake.

Ai foli për plane afatgjata, e shpjegoi se në rrafshin strategjik, duan të arrijnë dy gjëra: t`i pajisin dronët turq me motorë ukrainas dhe ta lokalizojnë prodhimin e tyre në Ukraine.

Kievi ka blerë nga Turqia 6 dronë Bayraktar TB2 dhe tre sisteme kontrolli nga toka. 

Ndërkohë, nga sa pohoi së fundi shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, kolonel gjeneral Ruslan Khomchak, Kievi po përgatitet të blejë edhe pesë dronë të tjerë Bayraktar TB2.

Dronët turq kanë fituar shumë popullaritet që prej përdorimit të tyre gjatë komnflikteve në Siri, Libi e Azerbajxhan ku patën sukses të madh.

Kuleba tha se Rusia përpiqet me çdo mënyrë që t`i pengojë vendet e tjera t`i sheshin armë Ukrainës, pasi kërkon që vendi fqinj me të të jetë sa më i dobët ushtarakisht, në mënyrë që ta ketë më të lehtë imponimin ndaj tij.

Dronët do ta bëjnë të mendoje dy herë përpara se të planifikojë ndonjë sulm në shkallë te gjere ndaj nesh, shtoi ministri ukrainas, fjalët e të cilit nënkuptojnë se ky veprim i Turqisë padyshim nuk është pritur mirë në Moske.

Marrëdhënia e Ankarasë vetë me SHBA-në ka qenë problematike këto kohë për shkak se Turqia bleu sistemin mbrojtës rus me raketa S-400.

Tensionet ushtarake mes Kievit e Moskës kanë qenë të larta që prej aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia në 2014-tën.

Të ngjashme