Turqia i ndanë incizimet e vrasjes së gazetarit Khashoggi me aleatët e saj

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Presidenti turk, Regep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se i ka ndarë filmimet e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi me autoritetet nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite.

Këto komente Erdogan i ka bërë para se të takohet me udhëheqësit botërorë në Paris për të shënuar njëqindvjeçarin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, shkruan Euronews.

Gazetari saudit, Jamal Khashoggi, më 2 tetor të këtij viti ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll për të nxjerrë disa dokumente dhe më nuk është parë duke dalë nga aty.

Erdogan ka thënë se dëshmitë sugjerojnë se Khashoggi është vrarë brenda konsullatës në “mënyrë të egër dhe të dhunshme”.

Për t’u informuar më shumë rreth vdekjes së dyshimtë të gazetarit saudit, i cili ka qenë punonjës i të përditshmes Washington Post.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme