Një gjykatë turke të premten i dënoi 27 persona rreth një rasti në vitin 2014, kur kamionët e shërbimit sekret ishin ndalur ilegalisht në një rrugë afër kufirit me Sirinë.
Gjithsej 27 nga 50 persona të pandehur u dënuan për këtë rast, përfshirë 11 të dyshuar si pjesëtarë të organizatës së Fetullah Gylenit dhe një ish-gjeneral brigade. Dënimet filuan nga një vit burgim deri në burgim të përjetshëm, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.
Në incidentin që u trajtua në këtë rast gjyqësor, disa zyrtarë të xhandarmërisë, të lidhur me organizatën FETO, e kishin ndalur një grup kamionësh të shërbimit sekret, që ishte nisur drejt Sirisë, pavarësisht urdhrit të qeverisë për ta lejuar kalimin e tyre.
Ndryshe, qeveria turke e akuzon klerikun Fetullah Gylen për organizimin e puçit të dështuar në vitin 2016 dhe prej asaj kohe ka arrestuar, pezulluar e shkarkuar nga puna dhjetëra mijëra ish-ushtarë e shërbyes civilë.
Gjata trazirave të korrikut të atij viti, 251 persona u vranë dhe rreth 2.200 të tjerë u lënduan. Bashkimi Evropian e ka akuzuar Turqinë se po e shfrytëzon atë rast për t’i shtypur pakënaqësitë me pushtetin.