Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi , ka pritur në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Në këtë takim u diskutua për prioritetet e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik si dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.
Sipas një komunikate për medie zëvendëskryeministri Kelmendi e falënderoi ambasadoren Kiliç për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë, duke shprehur përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, duke pas parasysh edhe hapat e ndërmarrë nga Kosova në bërjen e reformave ekonomike si dhe në përmirësimin e legjislacionit për tërheqjen e investimeve të huaja.
Në takim po ashtu u theksua edhe nevoja dhe gatishmëria për organizmin e një forumi të përbashkët ekonomik si dhe u vlerësua rëndësia e hyrjes në fuqi të Ligjit për Investime Strategjike. Nga ana tjetër ambasadorja Kiliç, potencoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.
Po ashtu, ambasadorja shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Turqisë që edhe më tutje të ndihmoj Republikën e Kosovën në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën ekonomike.