Turqia ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian 2020.
Turqit barazuan pa gola me Islandën në xhiron e nëntë të Grupit H, për të siguruar edhe matematikisht një nga dy pozitat e para të grupit, e që çojnë në “Euro 2020”.
Në Grupin H, Turqia ka 20 pikë të tubuara në vendin e parë. Franca është e dyta me 19, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Islanda ka 16 pikë në vendin e tretë me nëntë ndeshje. Shqipëria është e katërta në këtë grup me 12 pikë, ndërsa renditjen e mbyllin Andorra e Moldavia me nga tri pikë.