Turqia ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë, Erdogan “në mes dy zjarresh”

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdoğan, ka thënë se Turqia nuk mund të braktisë lidhjet e saj me Rusinë apo Ukrainën, duke shtuar se Ankaraja do të zbatojë një pakt për kalimin detar nga ngushticat e saj për të parandaluar një përshkallëzim të luftës, raporton Reuters.

Turqia e përshkroi pushtimin e Rusisë si një “luftë”, e cila e lejoi atë të përdorte nenet sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare të vitit 1936 që do të kufizonte kalimin e disa anijeve ruse nga ngushticat turke.

Turqia ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë dhe ka lidhje të mira me të dyja.

Duke folur pas një takimi të kabinetit, Erdogan kritikoi atë që ai e quajti qëndrimin “të pavendosur” të SHBA’së dhe fuqive perëndimore ndaj pushtimit të Ukrainës, duke thënë se qasja ishte një shenjë e një rendi ndërkombëtar të dështuar.

Ai tha se Turqia nuk do të bëjë kompromis nga angazhimet e saj ndaj aleancave të saj, duke përfshirë NATO’n, por se gjithashtu nuk mund të kthejë mbrapsht “interesat kombëtare” në rajonin e saj.

Ai përsëriti se e konsideronte pushtimin rus të papranueshëm, shkruan The Guardian.

Të ngjashme