Lira turke mund të përballet me një rënie të fuqishme prej 15%, pasi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, pushoi nga puna drejtorin e Bankës Qendrore, Naci Agbal, disa ditë pas rritjes së normave të interesit.
Cilësuar si një vendim aq i keq sa Brexit, Erdogan shokoi investitorët globalë me vendimin e largimit të drejtorit dhe zëvendësimin e tij me një militant.
Vetë presidenti turk, mbështet ekstremisht ruajtjen e një tradite edhe në ekonomi, ku sipas tij, rritja e normave të interesit ndalon inflacionin me dy shifra. Për 2 vite ka hequr 3 guvernatorë nga Banka Qendrore.
Ekonomistët besojnë se me hapjen e tregjeve ditën e hënë, Lira do të bie pasi u godit kredibiliteti i bankës.
Vendimi i guvernatorit të larguar rriti normat e interesit me 200 pikë, stimuloi inflacionin në 16% dhe dha mbështetje për monedhën vendase.
Ekspertët thonë se Erdogan tregoi dhe njëherë natyrën e egër të Turqisë, sidomos në lidhje me paratë. Mungesa e pavarësisë monetare që ka mbajtur inflacionin në nivele të larta me dy shifra, ka zhvlerësuar Lirën pothuajsë në 50% që nga viti 2018.
Dicka e tillë do të sjellë stimulim nga qeveria me norma të ulëta, duke ushtuar më shumë presion ndaj monedhës vendase dhe duke tkurrur ekonominë.
Turiqa parashikohet të ketë probleme me pagesat tashmë. Erdogan e vendosi Agbal në krye të Bankës Qendrore për politika moderne të tregjeve ekonomike, por vetë ai kërkonte norma të ulëta interesi dhe anashkalonte stabilitetin e cmimeve. The Guardian