Në Stadiumin Olimpik në Baku, Turqia dhe Uellsi e zhvillojnë ndeshjen e dytë të fazës grupore në kuadër të ‘Euro 2020’.
Turqit pësuan humbje prej 3-0 në sfidën e parë nga Italia, derisa uellsianët luajtën baras (1-1) ndaj Zvicrës.
Përzgjedhësit Senol Gunes dhe Robert Page i kanë përgatitur skuadrat, të cilat do ta fillojnë takimin nga minuta e parë.
Formacioni startues i Turqisë: Çakir; Çelik, Ayhan, Soyuncu, Meras; Yokuslu, Ozan Tufan; Karaman, Çalhanoglu, Cengiz Under; Yilmaz.
Formacioni startues i Uellsit: Ward; Roberts, Mepham, Rodon, Davies; Morrell, Allen; Bale, Ramsey, James; Moore.