Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë bëri të ditur se vendi ka mirëpritur më shumë se 31 milionë turistë të huaj gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, raporton AA.
Sipas të dhënave numri i të huajve që vizitojnë vendin në bazë vjetore është rritur në 14,7 për qind në periudhën janar-gusht.
Qyteti turistik mesdhetar Antalya është destinacioni kryesor për turistët, duke pritur 33,3 për qind të të gjithë vizitorëve, rreth 10,3 milionë.
Metropoli historik i Stambollit pasoi me 32,2 për qind ose mbi 9,98 milionë vizitorë të huaj në të njëjtën periudhë.
Provinca veriperëndimore Edirne, e cila kufizohet me Bullgarinë dhe Greqinë, pranoi numrin e tretë më të lartë të të huajve, me 2,99 milionë gjatë tetë muajve të parë.