Përfaqësuesi i komunitetit turk, deputeti i zgjedhur, Fikrim Damka, ka thënë se nuk kanë vendim për ta votuar Qeverinë Kurti, por do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit në ditën kur do të votohet Presidenti, raporton Ekonomia Online.
Ai pas takimit që ka zhvilluar me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmanin, ka thënë se kanë kërkesa, ku ka përmendur një post ministror sa i përket votimit të Qeverisë, por jo edhe kushte.
“Kemi pasur një takim sipas ftesës së Osmanit dhe Kurtit lidhur me krijimin e institucioneve. Deri më tani s’kemi vë kushte por kemi kërkesa. Do të vazhdojnë bisedat për krijimin e Qeverisë Kurti. Do të japim kontributin për të ardhmen e Kosovës.
“Nuk e kemi vendosur nëse do të votojmë Qeverinë Kurti, por për presidentin do të qëndrojmë në sallë. Kemi kërkesë për një post ministror”, tha ai.
Danka e ka përmendur si sfidë për Qeverinë e re, Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, ku ka premtuar bashkëpunim për zgjidhjen e kësaj çështje.
“Në ardhmen Qeveria e ardhshme do të ballafaqohet me sfidën e Ambasadës në Jerusalem por ne do të qëndrojmë pran për zgjedhje të këtij problemi. Kjo ambasadë nuk është vetëm breng ë e komunitetit turk por duhet të jetë për të gjithë shoqërinë kosovare”, tha Damka