Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në një konferencë ka thënë se duhet të fillojnë negociatat për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.
Por, ai ka thënë se ka mundësi që bisedimet të shtyhen pasi disa shtete nuk janë të gatshme të fillojnë procedurat.
“Gjatë dy viteve të fundit, vendi juaj ka dhënë të gjitha sinjalet e duhura politike që BE priste nga kandidatët, ” ka thënë Tusk në konferencën e përbashkët me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
“Unë personalisht besoj se duhet të ketë vetëm një vendim: për të nisur negociatat, bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian”.
“Unë dua të jem i sinqertë me ju, jo të gjitha shtetet anëtare janë të përgatitura për të marrë vendim për hapje të negociatave në ditët në vijim”, tha Tusk.