Krerët e Bashkimit Evropian, janë pajtuar me planin për shtyrjen e procesit të Kapitullit të 50, për zgjatjen e afatit për votimin e daljes së Britanisë së Madhe nga blloku përtej 29 marsit.
Britanisë do t’i ofrohet një afat deri më 22 maj, nëse deputetet e miratojnë marrëveshjen e tërheqjes që do të negociohet me BE-në javën e ardhshme.
Në kjo nuk arrihet, atëherë BE do të ofrojë një shtyrje më afatshkurtër – që është 12 prilli.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka dalë në konferencë për media bashkë me Presidentin e Komisionit, Jean-Calude Juncker, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me pohimin e tij të mërparshëm se “ata që e kanë bërë Brexit pa plan konkret e kanë vendin në ferr”.
“Sipas Papës tonë, ferri ende është i zbrazët”, ka thënë Tusk.
“Kjo nënkupton se atje ka shumë hapësirë”.
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, se tash ka një “zgjidhje të qartë” me të cilën do të përballen deputetët britanikë, të cilët do të duhet të votojnë për herë të tretë për marrëveshjes këtë javë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova..
Ata do të duhet ta përkrahin tërheqjen, ta dërgojnë atë në referendum dhe ta lënë BE-në në “mënyrë të prerë”, apo të përballen me të ardhmen duke dërguar kandidatë në zgjedhjet parlamentare evropiane – tre vjet pas votimit të Britanisë për largim nga BE.