Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të vizitojë sot Kosovën.
Në Prishtinë, zyrtari i lartë evropian do të takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim të Zyrës së BE-së në Kosovë.
Pas takimit Thaçi dhe Tusk do të mbajnë një konferencë për media.
Në Prishtinë Tusk vjen pas vizitës në Beograd, Tiranë dhe Podgoricë.