Pikërisht në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit është raportuar nga vet televizioni se është sulmuar TV Malisheva nga Sekretari Organizativ të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë, Veton Zogaj.
“TV Malisheva” ka deklaruar se postimi është fshirë pas reagimit të televizionit.
“I nderuari z. Zogaj, sapo e morëm një shkrim në profilin tuaj, ku kishit reaguar ndaj TV Malisheva, për publikimin e një lajmi, lajm që e kanë publikuar edhe mediat tjera. Së pari ju falenderojmë për mbështetjen dhe përcjelljen e TVMalisheva, dhe ndjekjen e Portalit TVMalisheva. Tani edhe nëse e fshinë postimin e kemi më lehtë se e kemi bërë screen, Ditë më parë ke bërë një shkrim në profilin tuaj, e më pas e keni fshirë, ke kërkuar të bëhen heronjë mjekët që e operuan presidentin, po me ta thënë të drejtën treguam mirëkuptim ndaj teje sepse ka qenë një thirrje për vrasje, që sot do të ishe dikun tjetër”, thuhet ne shkrimin nga TV Malisheva.
Televizioni thotë se këto reagime erdhën pasi është shkruar në emër të Lëvizjes Vetëvendosje pikërisht në Ditën e Lirisë së Shtypit.
“E lidhur me reagimin e shkruar ndaj TVMalisheva nuk do të kishim reaguar fare nëse do të kishit shkruar në emrin tuaj personal, po pasi ke shkruar në emër të organizatës ( LVV-së, Malishevë) në shprehim shqetësimin tonë, si medium. Pasi jeni thirrë në emër të Sekretariatit Organizativ të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë, pikërisht në Ditën e Lirisë së Shtypit”.
Me tej, televizioni e ka quajtur presion të drejtpërdrejtë reagimet e personit në fjalë.
“Z.Zogaj nuk e kemi ndërmend të mirrem me polemika me ju, sepse ne jemi edhe për ju, po një gjë do ju garantojmë se TVMalisheva, nuk do të bjenë në presion të subjekteve politike, apo individëve”
Televizioni i ka bërë thirrje Qendrës Vetëvendosje në Malishevë të mbajnë larg duart nga mediet, sepse nuk do të dalin fitimtar.
“Për rastin e përmendur të lajmit për largimin e Gentrit Mazrekut nga LVV, se a është i vetëquajtur a jo ju e dini, siç i dini të gjitha. I nderuari Veton Zogaj, permes jush i bëmë thirrje Qendrës suaj në Malishevë, të mbani larg duart nga mediat, sepse nuk do të dilni fitimtar me mediet. Harrone që përmes presionit do të na ndalni, përkundrazi do të na forconi!”
“Mos është pak e turpshme për ju dhe subjektin tuaj, të sulmoni një medium të sapo themeluar. Bëhuni pak më të ndërgjegjshëm që çdo aktivitet nga niveli më i lartë e kemi bërë lajm nga LVV dhe gjitha subjektet tjera jo për ju po për shikuesit dhe ndjekësit tanë që i kemi.
Z. Zogaj po ju reagojmë në ditën e të drejtave të lirisë së medieve, në vitin 2020, edhe nëse mundohni dhe doni të ndalni mediumin tonë nuk do të ja dilni!”, thuhet me tej ne reagimin e TV Maliesheva.
Por, këto menjëherë i ka hedhur poshtë Sekretari Organizativ të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë, Veton Zogaj, si dhe njëherit ka demantuar lajmin se personi i quajtur Gentrit Mazreku ka qenë anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE .
Zogaj e quajti propagandë e radhës nga TV Malisheva, me pretendimin se nga Lëvizja është larguar i vetëquajturi aktivist Gentrit Mazreku.
Reagimi i plote i Zogajt: