Twitter mbyll përkohësisht llogarinë e Donald Trump

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Twitter tha se ka mbyllur për 12 orë llogarinë e presidentit në largim të Shtetetve të Bashkuara, Donald Trump, për shkak të disa postimeve të tij në lidhje me zgjedhjet.

“Si rezultat i situatës së paparë dhe dhunës së vazhdueshme në Uashington, kemi kërkuar heqjen e tre postimeve nga [llogaria] @realDonaldTrump – të cilat janë bërë gjatë ditës së sotme – për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil”, tha platforma sociale.

“Nëse Trump nuk i heq tre postimet, llogaria do të mbetet e mbyllur. Twitter gjithashtu paralajmëroi se shkeljet e ardhshme të integritetit ose politikave të kërcënimit “do të rezultojnë me pezullim të përhershëm të llogarisë @realDonaldTrump”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme