Rrjeti social Twitter bllokoi llogarinë e ambasadës kineze në SHBA, pas një postimi që mbronte politikat e Pekinit në Xinjiang, për çka platforma e medias sociale tha se po shkel politikat e saj.
Ditët e fundit, llogaria e përfaqësimit diplomatik (@ChineseEmbinUS) kishte botuar një postim ku thuhej se ujgurët etnikë nuk ishin më “makina për fëmijë”, duke cituar një studim nga gazeta shtetërore ”China Daily”.
Kina thotë se është “e shqetësuar” për këtë bllok.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying tha se autoritetet kineze ishin “të hutuara nga lëvizja”.
”Shpresojmë që Twitteri nuk miraton standarde të dyfishta për rastin dhe se mund të dallojë dezinformimin nga e vërteta”, shtoi ai.
Pezullimi i llogarisë u vendos edhe kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte 88 milionë ndjekës duke përmendur rrezikun e dhunës pasi mbështetësit e tij sulmuan Capitol Hillin. \ Ata