Një fushatë e qeverisë franceze nëpër rrjetet sociale është bllokuar nga Twitteri për shkak të ligjit që e ka krijuar vetë Franca kundër lajmeve të rreme.
Që prej muajit dhjetor të vitit 2018, Franca u kërkon organizatorëve të fushatave politike që të deklarojnë se kush dhe sa ka paguar për to. Por, Twitteri ka refuzuar një fushatë qeveritare për regjistrim të votuesve, transmeton KTV.
Kompania nuk mund të gjente një zgjidhje për t’i bindur ligjit të ri dhe preferuan t’i shmangeshin këtij problemi duke mos dhënë informacione të mjaftueshme. Fushata “#Po, unë votoj” u bënte thirrje votuesve që të regjistrohen për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
Shërbimi informativ i qeverisë franceze kishte planifikuar që të paguante për postimet e sponsorizuara, por refuzimi i Twitterit për të marrë para nga shteti ka shkaktuar probleme të mëdha.
Ligji i ri i krijuar për të luftuar mesazhet anonime politike, kërkon informata të sakta dhe publike për personin, kompaninë dhe shumën e paguar për postimet e sponsorizuara.