Me 500 euro gjobë me kusht është dënuar e akuzuara NN nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, pasi pranoi se kishte kanosur ish-bashkëshortin AA me qëllim të frikësimit.
Aktgjykimi ndaj të akuzuares është shpallur të martën, në Gjykatën Themelore në Gjilan dega në Viti, nga gjykatësja Blerina Jakupi Ramadani, e cila ka njoftuar se në periudhën e verifikimit prej një viti e akuzuari nuk duhet të kryejë vepër tjetër penale.
Krahas kësaj, e akuzuara është i obliguar edhe me shpenzimet procedurale dhe atë më 20 euro për paushallin gjyqësor dhe 30 euro në emër të fondit për viktimat e krimit.
Sipas aktakuzës së ngritur më 6 tetor 2021, NN., akuzohet se i ka dërguar mesazh të dëmtuari AA. përmes rrjeteve sociale këtij të fundit dhe babait të tij L.L., me fjalët kërcënuese “ty pa të kall nuk i këqyri punët e mija”, “kam me ta mbytë këtë qik, s’ta rriti”, “Thuj ne të del prej shtëpisë se kom me kallë”, se “ ju ishi msu me nejt veq në polici”, “ policia sju runë juve gjithë”, e po ashtu me fjalët “ thuj djalit ton ku dush ik e mshefu se unë gjallë kurrë me qekaq ska me ta lan”, “ nuk ka me pa vajzën kurrë as me Gjykatë e as me kurrgjë”. Me këto thuhet se tek i dëmtuari AA. ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për veten e tij.