Tymi mbulon Shëngjinin, shtohen forcat nga ajri për t’i shuar zjarret

Prishtinë | 30 Kor 2024 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Situata në Shëngjin po vazhdon të përkeqësohet nga zjarret.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se tashmë në shuarjen e zjarreve janë aktivizuar më shumë forca nga ajri.

Shihet se përveç një helikopteri, në ajër është edhe një avion që po punon për shuarjen e vatrave të zjarreve që i janë afruar shtëpive të banimit dhe hoteleve, njofton Klankosova.tv.

Zjarret e mëdha në Shëngjin kanë bërë që një numër i madh i banorëve dhe pushuesve të evakuohen nga policia.

Të ngjashme